ILUZIONI EGOCENTRIK DHE LËKUNDJA E VETËDIJES

Taxhudin Hamidi -Tetovë


Do të gënjenim veten sikur të mendonim se njeriu do të jetonte pa sfidat dhe problemet e jetës.
Por, poashtu nga ana tjetër insuficiencat do të ishin në intenzitet kardinal nëse do të mendonim se kapacitetet e njetiut janë shterur për të u bë ballë dhe rezistencë sfidave dhe problemeve të kohës që sot ne e jetojmë me të gjitha strukturat mbrenda shoqerisë shqiptare dhe me gjerë.
Padyshim se njeriu do të mbijetoje!
Pavarsisht konflikteve dhe konkurencës interne dhe eksterne të mbrendshme dhe të jashtme.
Njeriu në çdo kohë dhe hapsirë tregonë nivelet e larta të shkathtësisë së tij për të rezistuar apsolutisht nga iluzionet egocentrike dhe lëkundja e vetëdijes.
Ai mendimet i shprehë me një gjuhë të rrjedhëshme,zbërthyese të sakt,decide dhe precize duke ndërtuar devizën kundër iluzioneve egocentrike si p.sh. :”Kemi nevojë për një rruge të mendimit të ri dhe progresiv”.
Ortopraktika ose Suneti i Profetit islam na ndihmoi që ne sot me shumë lehtësime të dislokojme dhe të shmangim vetëdijen tonë nga iluzionet egocentrike.
Ai na mesoi të zhvillojmë jetën organizative në saje të preferencave juridike përmbrenda ideve, propozimeve,vendimeve pluraliste.
Sadopak e kemi të njohur polemikën mes Ebu Bekrit dhe Omerit, Zoti qofte i kënaqur me ta,pas vdekjes së të Dërguarit të fundit Muhamed dhe shprehja se ” Ai ka qenë njeri dhe ka vdekur”!
Islame në saje të racionalitetit përmes kësaj polemike ka refuzuar iluzionet egocentrike që sot vuan bota sakrale dhe profane nga kategori të njerëzve me iluzione hegjemoniste dhe karieriste.
Kur islami pranon dhe përgaditë vetedijen e njeriut se figura me zgjedhur (mustafa) e Zotit po largohet nga jeta dhe vdes, me këtë islami shfaq nivelin më të lartë të bazamentit racional dhe jo racionalist.
Kjo polemikë e shfaqur për vdekjen e Muhamedid paraqet një rezultat epistemogjik që duhet instaluar në programet studimore të shumë studjuesëve dhe intelektualeve me autonomi shkencore dhe jo intelektual që prodhojnë sipas porosive dhe perspektivës së huaj idiokratike .
Nëse nga dimenzioni tjetër krishter ndërtojmë dhe orientojmë idenë dhe arrinë mbizotrimi me bindje se Jezui është gjallë dhe ka fuqi hyjnore.
Atehere kush është ai i cili mund të kontaktoje me të, dhe kush sjellë porosi prej tij.
Kjo teori krishtere të ndërtuar për Jezusin me karakter hynore ka prodhuar dogma të ndryshme si shenjtëria e figurave të kishës dhe flakja e mëkateve përmes festave vjetore.
Në islam një problem i tille nuk ka ndodhur dhe nuk është përjetuar përmes dogmave jo racionale dhe iluzione egocentrike.
Ky është dallimi mes mendimit islam dhe të atij krishter, sepse memdimi islam nuk mbyllet në dogmat iluzore siç dëshirojnë shumë sekte dhe fraksione të quajtura islame që konfirmojne dhe identifikojne mësimet e tyre nën petkun islam.
Gjeografija amë e islamit ku edhe  është shpallur, nuk ka qenë e shkëputur nga këta bindje dogmatike dhe qytetërime antike,mirpo,ka frymuar dhe ka jetuar në baza të shendosha racionale dhe hynore të drejta.
Islami ka qenë në hapsira të afërta me Mesopotamine,
Iranin, Egjiptin Indine etj.
Sipas shumë kulturologëve islam dhe krishter të gjitha qytetërimet antike kanë gjetur hapsirë jetike brenda qytetërimit islam.
Padyshim se simbolet luajnë rolin e tyre dhe se ne mendojmë përmes simboleve, mirpo nuk mendojmë përmes proceseve studimore dhe njohëse.
Polemikat dhe konfliktet tona të mbrendëshme, sot ngrihen mbi dogmat dhe simbolet dhe jo mbi njohjen dhe studimin real dhe racional të gjërave,sendeve  qoftë në aspektin kombëtarë apo në aspektin fetarë.
Përvoja jonë krishtere apo ajo islame kalon ngushtë përmes burokracisë,elitës intelektuale e cila vazhdimisht prodhonë sipas porosive dhe eksperimenteve dhe jo sipas burimeve te vendosura ne rrafshin real dhe racioanl.
Dhe kjo bën që popujt e krishter dhe ata musliman të mbyllen në vetvete ( rrethin vicioz) dhe dyshojnë në parametrat e qytetërimit të tyre fetarë dhe kombëtarë.
Të dhënat e publikuara per vitin e Ri 2022 në The NeëYork Times, ku Christopher Cadëent, pohon se shumica e amerikanëve janë bë më pak fetare kohen e fundit.
Ndërsa (IFOP)Franch Institut of Open Publik, ka deklaruar se francezët nuk besojnë në Zot.
Caldëell Delsol pohon se ne jemi duke jetuar fundin e civilizimit krishter.
Ajo vazhdon… duke konstatuar se civilizimi perendimorë i cili ka lindur me themelimin  e imperise Romake,me civilizimin Grek, Bizant dhe perendimorë.
Sistemi perëndimorë i përbërë nga shumë imperishë të ndryshme arriti të ruaj dhe mbajë fenë krishtere vetëm me bontonin dhe moralin krishter.
Kjo bëri që krishterizmi të mbyllet në familje krishtere si fe familjare me një bonton apo sjellje shoqërore.
Këta konstatime nga historian ,sociolog dhe filozof perëndimorë që sjellin reduktimin e fese krishtere në viset si ne Itali,France,
Amerike etj,seriozisht po brengosin edhe studjuesit dhe hulumtuesit islam.
Sepse religjioni i cili nxjeret nga historija dhe shoqëria dhe kontribonë vetëm në aspektin e këshillave dhe përforcimin e simboleve fetare dhe të datave përkujtimore me perfshirje folklorike të manifestimeve tregonë për uljen e nivelit te asj apo kesaj feje.
Iluzionet egocentrike dhe oscilimet ose lëkundjet ndaj parimeve fetare paraqet analizën më të brishtë dhe të rezikshme për perspektivën e religjionit në  përgjithësi.
AKADEMIA SHKENCORE E HAZ. AISHES NË SUPORTË TË DEVIJIMEVE NGA ILUZIONI I KOHËS MODERNE:  

Në fund të këtij teksti do të përmendim intelektualen e pavarur haz.Aisha, Zoti qoftë  i kënaqur  me te.
Ajo që në kohën e saj, në disa vendime në jurisprodencën islame vërejti dhe hasi në konkludime të bazuara në iluzione dhe efekte negative apo kuptime të shtrembëruara  në kuadër të juristëve të asaj kohe.
Në lidhje me trajtimin e namazit apo namazliut (kushti i dytë i obligueshmërisë së fesë islame) .
Njeriu i cili është në detyrimet e namazit apo duke u falur dhe para tij kalon, qeni,gomari apo gruaja, prishet namazi i tij.
Kur ndëgjoi Haz. Aishja për këtë konstatim dhe vendim të juristëve shumë u hidherua me befasi jo emocionale por, me shqetësimet shkencore dhe racioanle.
Ajo deklaroi dhe tha:Vallë a më perngjasuat
(shebehtumuni…) mua si grua me qenin dhe gomarin.
Gruan e Profetit  islam dhe nënën e beimtarëve musliman e përngjasuat me …! 

Akademia institutit shkencore te gruas që në atë kohë theu barierat paternaliste dhe shovinizmin patriarkal.
Ajo përnjeherë anuloi këtë vendim duke sjellur argument nga praktika e Muhamedit Alejhiselam:Ku doli me qëndrimin e saj shkencorë, racioanl dhe fetarë nga suneti i Muhamedit Alejhiselam. 

“Muhamedi Alejhiselam falte namazin para meje (duke qenë unë në gjumë )”.
Argumentet logjike janë dhe konsiderohen hulumtim shkencore.
Rregullat me permbajtja logjike është apsurd që mendja të i refuzojë.
Ne aspak nuk guxojmë të infiltrohemi me dhunën impetialiste në dogma dhe iluzione egocentrike.
Sepse keshtu shkaterojmë mendjen e shendoshë që e kërkonë feja e drejtë qiellorë.