Presidenti Ilir Meta në një intervistë për TV21 ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike. Ai deklaroi se se asnjë prej qytetarëve shqiptarë nuk meritonte të shihte ato skena dhune në protestën e së shtunës (8 janar).


Meta tha se udhëheqja e opozitës, duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, po provokon një tension dhe pretendon që të imponojë autoritetin përmes dhunës policore.

Meta: Për fat të keq aktualisht është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar në Shqipëri për të parë ato pamje. Asnjë anëtar i Partisë Demokratike, një parti e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi është partia e parë produkt i demokracisë dhe i pluralizmit, por njëkohësisht është forca kryesore lëvizëse për të ndryshuar regjimin komunist, me merita të jashtëzakonshme në proceset demokratizuese, euro-atlantike të Shqipërisë.

Meta: 25 prillit të kaluar. Për shkak të kësaj udhëheqjeje opozitare, nuk po themi opozita, se opozita meriton respekt në tërësinë e saj, që nuk jep një zgjidhje qytetare, demokratike, sipas statutit të tij, por provokon një tension të tillë dhe që pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Çdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.

Pyetje: Duke ju dëgjuar kam përshtypjen se fajin po ia lini zotit Basha?

Meta: Në mënyrën më absolute për dy aktet e para, përgjegjësia është e tij ekskluzive! Për djegien e mandateve të opozitës, sepse ka qenë Kryetari i Opozitës. Edhe për çështje tjetër të pushtetit vendor, të bojkotit, sepse ka qenë vendimi i tij. Ai sot mund të thotë se kanë qenë vendimet e Berishës, por atëhere unë nuk e di se si mund të besohet sot, nëqoftë se ka qenë e vërtetë që ai ishte kryetari dhe vendimet i merrte Berisha, dhe po sot ai nuk zbaton vendimet e të tjerëve…, pra jo vendimet e tij??!! Këto të dyja në mënyrë të padiskutueshme. Dhe për bojkotin e reformës në drejtësi. Në opozitë. Është përgjegjësia e tij. Dhe për disa veprime të tjera. Se në qoftë se unë jam President, nuk mund t’ia vë fajin për ato që nënshkruaj dhe t’iu lë fajin këshilltarëve apo jo?