Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është zhytur në korrupsion.


Sipas tij, Vetëvendosje ka vënë njerëz të besueshëm në institucione për të krijuar lidhje të shkurtëra për t’i ikur procedurave ligjore.

“Kjo do të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të lidhjeve të shkurtra, këta kanë vënë njerëz të besueshëm ose të afërt në plotë institucione, që lidhjet e shkurtra janë mundësia me i ik procedurave ligjore dhe me bë shkelje ligjore. Kjo po i ndodh kësaj Qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se dikush mund të mendojë se e ka si kundërpërgjigje, mirëpo Haradinaj thekson se po reflekton mbi atë që po e sheh.