Avokati i tij ka njoftuar se Gucati ka marrë barna shtesë si dhe ka vizituar mjekun, shkruan lajmi.net


“Mori barna shtesë, vizitoi mjekë dhe një infermiere do të kujdeset për të. Nëse i krijohen dhimbje sot, ai do të njoftojë trupin gjykues. Atij i janë dhënë udhëzime nga unë që ta bëj këtë gjë”, ka thënë avokati.

Pas pak ndërkaq do të vazhdojë dëshmia e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.