Dje rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.Ts