Gjobiten 133 shoferë në Shkup, 26 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme sërish ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.


“Në territorin e Skupit janë shqiptuar gjithsej 133 masa prej të cilave 26 janë për tejkalim shpejtësie, 13 për vozitje pa leje, tetë për automjete të paregjistruara. Po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje de gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.