Presidenti turk Erdogan tha se vëllazëria që po tregon vendi i tij me Shqipërinë, siç në rastin e ndërtimit të 500 apartamenteve për të pastrehët e tërmetit të 2019-ës, është parim besimi.


“Po theksoj një gjë: është parim besim, ku shenja e vëllazërisë nuk është ti të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë. Dhe nga sot e në vijim në do u qëndrojmë pranë.

Shpresojë që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë deri në pafundësi. Me banesat e rindërtuara sigurojmë 522 familje shqiptare”, tha Erdogan.

“Edhe në ndërtimin e spitalit në Fier ne e quajtëm ‘lidhja e miqësisë’ dhe me këtë ceremoni po e kurorëzojmë edhe më tutje”, tha Erdogan në Laç.

“Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqënien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën.

Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij: ‘vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë’”, shtoi presidenti turk. /tesheshi.com/