Një nga gazetarët më të njohur dhe më të besueshëm në Argjentinë, Cesar Luis Merlo i “TyC Sport”, siguron se Paulo Dybala ka ndryshuar qëndrimin e tij sa u përket bisedimeve për zgjatjen e bashkëpunimit me Juventusin.


Sipas tij, “Dybala ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen”, që do të thotë se do të largohet në verë si lojtar i mirë.

Cila është arsyeja e këtij ndryshimi të papritur. Gazetari në fjalë e shpjegon kështu: “Dybala është mërzitur sepse klubi ndryshoi kushtet për kontratën e tij të re. Me skenarin aktual, Paulo është gati të dëgjojë oferta të tjera”.

Shkaku në fakt është zgjedhja e Juventusit për të mos nënshkruar menjëherë kontratën, siç ishte premtuar muajt e fundit, por për të pritur shkurtin, madje duke i ulur shifrat e marrëveshjes, që i ishin premtuar në nëntor.