Doli gjatë orës policore, Policia e kap 36-vjeçarin me armë e municion

Një 36-vjeçar me inicialet E.D., është shoqëruar në stacion policor sot rreth orës 03:10, pas mesnatës, në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.


Ai po udhëtonte me një automjet të udhëtarëve të tipit “Mercedes”, kur u ndalua nga Policia, për shkak se kishte shkelur orën policore, për çka edhe u gjobit.

Policia po ashtu njofton se gjatë kontrollit të tij dhe automjetit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me dy karikatorë, një fishek dhe një shufër metalike.

“Policia, të dyshuarin me inicialet E.D. (M/K) 36 vjeçar, e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armës”./GazetaSinjali/