Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka vlerësuar lart dy legjendat braziliane, Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho.


Duke folur për “ESPN Brazil”, portugezi ka treguar se i pëlqen të dy lojtarët.

“Çfarë mund të them, Brazili është vëlla i shtetit tim. Shkaku i lidhjeve me kolegët e mi, kulturës, brazilianët që jetojnë në Portugali. Motra ime jeton në Brazil, u martua me një brazilian. Është shtet që kam shumë respekt, di shumë për Brazilin”.

“Të luajë në Brazil? Nuk e di, është larg mendimeve. Por, në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di”.

Ronaldo gjithashtu u ftua për të bërë krahasimin mes Ronaldo Fenomenit dhe Ronaldinho Gauochos, të dy të pensionuar.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet. Preferoj të them se të tre lanë historitë e tyre. Mund të them se në fakte, kam fituar më shumë trofe se të dy, por të dy fituan Kupën e Botës. I simpatizojë shumë. U rrita duke i shikuar duke luajtur. Të thuash kush është i pari, i dyti, nuk është e rëndësishme. Preferoj të them se janë idhuj dhe e lanë një tregim të bukur historik në futboll”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo pritet të jetë gati edhe për takimin e radhës ndaj Aston Villas.