COVID-19, shtatë të vdekur në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit shtatë pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.


Sipas MSH-së, janë shënuar edhe 789 raste të reja nga kryerja e 3.667 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Janë shëruar 1.824 qytetarë.

Sipas njoftimit, në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.