Chelsea është në finalen e madhe të Carabao Cup.


Të kaltrit fituan edhe në takimin e kthimit, kësaj radhe në konak të Tottenhamit me rezultat 1:0.

Në sfidën e parë Chelsea fitoi me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 avancojnë në finale.

Futbollisti Rudiger shënoi në minutën e 18-të pas asistimit të Mount.

Chelsea e pret në finale Liverpoolin apo Arsenalin.