Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar se do të lehtësojë masat kufizuese të vendosura për të kontrolluar variantin Omicron të koronavirusit.

Duke filluar nga java e ardhshme, Britania po planifikon të heqë izolimin për njerëzit që dalin pozitivë me COVID.

Nga 27 janari, Maskat e fytyrës nuk do të jenë të detyrueshme në vende publike dhe shkolla në Angli, si dhe nuk do të kërkohen pasaportat e vaksinës për të hyrë në klubet e natës, si dhe do të lejohen tubimet.

Ndërsa spitalet në Anglinë veriore ende po përballen me ngarkesën për shkak të rasteve të shumta, Johnson shtoi se shtrimet në kujdesin intensiv në pjesët tjera të Britanisë kanë nisur të shënojnë rënie.

“Ne duhet të zëvendësojmë detyrimet ligjore me udhëzime dhe rekomandime”, theksoi Johnson.