Borisovi drejtuar Kovaçevskit: Zgjidhni çështjet e rëndësishme, mos i përsëritni gabimet tona

Në fund të vizitës zyrtare në Bullgari, kryeministri Dimitar Kovaçevski u prit nga lideri i partisë bullgare GERB, Bojko Borisovi.


Në takim nga ana bullgare morën pjesë dy ish-ministrat e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dhe Daniel Mitovi, si dhe ish-zëvendëskryeministri Tomislav Donçevi, informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Maqedoni

Borisovi drejtuar Kovaçevskit: Zgjidhni çështjet e rëndësishme, mos i përsëritni gabimet tona

ByDesk

25/01/2022 20:32

Në fund të vizitës zyrtare në Bullgari, kryeministri Dimitar Kovaçevski u prit nga lideri i partisë bullgare GERB, Bojko Borisovi.

Në takim nga ana bullgare morën pjesë dy ish-ministrat e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dhe Daniel Mitovi, si dhe ish-zëvendëskryeministri Tomislav Donçevi, informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Që në fillim të takimit Borisovi e përmendi rolin e Bullgarisë për rifillimin e procesit të eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor, që filloi gjatë kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së në vitin 2018.

Ai gjithashtu theksoi, se e gjithë bota demokratike perëndimore e ka pranuar nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në gusht të viti 2017 nga ana e Borisovit dhe ish-kryeministrit Zoran Zaevit.

Gjatë bisedës me delegacionin e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryeministri Kovaçevski, Borisovi tha se Shkupi nuk duhet t’i shtyjë deri në fund temat kryesore.

“Ky është një gabim i yni. Çështjet e rëndësishme lidhur me historinë dhe gjuhën e urrejtjes duhet t’i zgjidhni menjëherë. Kapeni demin për briri. Zgjidhni menjëherë”, theksoi Borisovi.