Bie fluksi i kalimit të kufirit në Bllacë – Kosova mbyll dyert për shtetasit pa tre vaksina

Sot është dita e tretë prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë me te cilin kërkohen dëshmi për vaksinim me tre doza nga shtetasit e huaj për të udhëtuar drejt territorit të saj, shkruan gazeta LAJM.


Për shkak të këtij vendimi, në vendkalimin kufitar Bllacë, paraditën e së hënës shumë pak automjete kalonin kufirin Maqedoni-Kosovë.

Komandanti i pikës kufitare Bllacë e Poshtme, Besim Asani, ka sqaruar për gazetën LAJM, se pas të vendimi të Qeverisë së Prishtinës është ulur për 50 % numri i shtetasve të udhëtojnë drejt Kosovës.

 

Nderkohë, derisa në Bllacë është qetë, në vendkalimin kufitar mes Shqiperisë dhe Kosovës, shtetasit shqiptarë kanë organizuar protesta kundër këtij vendimi të Qeverisë kosovare.

Pas reagimeve të shumta Qeveria e Prishtinës ka vendosur që sot ta diskutojë vendimin me të cilin kërkon dëshmi për tre doza të vaksinës për shtetasit e huaj që udhetojnë drejt Kosovës.