Berisha thërret protestë kombëtare para selisë së PD-së në këtë datë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka thirrur protestë ditën e shtunë, më 8 janar, për të nxjerrë Lulzim Bashën nga selia e Partisë Demokratike.


Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se protesta do të jetë kombëtare dhe do të nisë në mesditë, përpara selisë së PD-së.

Ish-kryeministri Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij.