Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e NATO-së për të vendosur në Shqipëri shtabin e njësisë pararojë. Në një status në Facebook ai shkruan se ky është një vendim me rëndësi thelbësore për paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe NATO.


“Ky vendim është gjithashtu përgjigja me e merituar ndaj përpjekjeve të Kremlinit për të shtrire influencën ruse në rajon direkt dhe nëpërmjet Beogradit”, shkruan Berisha, ndërsa akuzon kryeministri Rama se ka përgjysmuar buxhetin për forcat e armatosura shqiptare.