Berisha për selinë e PD-së: S’është shtëpia private e “Lulzim Bravës”, është e demokratëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sërish para protestuesve, pranë selisë së Partisë Demokratike.


Ai ka thënë se kjo nuk është shtëpia e Bashës, por e demokratëve.

“Për të hyrë në shtëpi të vet, s’mund t’ia mbyllësh derën kujt, njerëzit do futen në shtëpi dhe kjo do ndodh. Ajo nuk është shtëpia private e Lulzim Bravës, ajo është shtëpia e demokratëve”, u shpreh Berisha.

Tutje, ai tha se janë brenda të gjitha kodeve ligjore dhe morale.