Në një intervistë për herë parë pas përjashtimit nga Partia Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha dhe kryesisë së PD. Berisha i tha gazetares Juli Xhokaxhi se ky vendim është njësoj si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë përveç atij të deputetit.


“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhje të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që sipas tij janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.

“Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar.

Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull sit ë ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.

Berisha ka deklaruar në Radarin Informativ në ABC se ditën e hënë do të shkojë në parlament. Ai tha se krahas aksionit të tyre do bëjnë çfarë është e mundur që të mos lënë pas dore aktivitetin parlamentar duke theksuar se do të vazhdojnë të ulen në vendet e tyre.

“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak sit ë më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar. Vendimet e Lul Kimikut janë inekzistente. Ne e kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë I fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha.

Ai ka deklaruar se është në diskutime me deputetë të tjerë që t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit.

“Kjo është luftë me narkoshtetin që kishte marrë peng opozitën. Duhet të ndahet shapi nga sheqeri opozita e vërtetë me fallco opozitën me vegël opozitën ose fasadë opozitën. Çdo ditë po shtohen deputetët, jemi në diskutime por nuk ka diskutim sepse ata po e kuptojnë. Të gjithë ata që duhet të kenë një raport me votuesit ata s’mund të rrinë me Bashën ai përbën figurën më të shpërfytyruar të politikës që ka qëndruar me vrasës, askush s’e ka bërë këtë”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri ka kërkuar sërish ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë dikur kreut të PD Lulzim Basha, duke theksuar se e ka njohur me kohën.

“Kjo qenka kështu, është e vërtetë që unë kam kërkuar ndjekë publike dhe kërkoj përsëri për mbështetjen që i kam dhënë por ADN e vërtetë të njeriut e bën koha, është koha ajo që bën radiografinë. A ka njeri që e imagjinon që një kryetar opozite të përpiqet të mbijetojë dhe të mbrohet nga kriminelë?”, tha Berisha.