Bëhen shtatë shtete me më shumë se 150 mijë të vdekur prej COVID-19

Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Britani të Madhe që kur ka nisur pandemia. Me 313 vdekjet e regjistruara të shtunën ky shtet arriti në 150 mijë e 57 të vdekur prej COVID-19. Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i shtatë që ka kaluar shifrën e 150 mijë vdekjeve prej virusit.


Më herët këtë shifër e kishin tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India, Rusia, Meksika dhe Peruja.

146 mijë ishte shifra e rasteve të reja të regjistruara, pas shpërthimit të variantit Omicron.

Në javën e fundit, Britania regjistroi 1271 vdekje. Kjo paraqet rritje prej 38.3 për qind në krahasim me një javë më herët.

Ndikimi i vaksinimit bëri që numri i shtrirjeve në spital dhe vdekjeve të mos rritet shpejt sikur që ka ndodhur në valët e shkuara.