Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat

    


Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur.

Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.

“Mediat televizive janë të ftuara të hyjnë tani në seli pasi do të priten nga kryetari Basha në zyrën e tij. Mediat të vijnë me kamerat live”, thuhet në njoftim.

Por ndërkohë e rrethuar me shirit të verdhë, godina e PD-së konsiderohet skenë krimi nga policia e cila thotë se është duke mbledhur provat.