Ejup Berisha


Shtetet e Ballkanit perendimorë janë raste të vetme ku ka politikan por që nuk ka politikë apo nuk zbatohet ajo nga ana e individëve të angazhuar në të. Kjo i bie sikur kur mjeshtërit e ndërtimit të mos ndërtojnë më objekte banimi apo dhe afariste, mjeku të refuzojë të shëroj njerëz të sëmurë, apo dhe pilotët të refuzojnë që ti fluturojnë avionët në qiell. Nëse politikanët e sotem në Ballkanin perendimor nuk bëjnë politikë atëher parashtrohet pyetja logjike se me cfar merren të njëjtët në përditshmeri në ambientin politik ?. Duhet thënë se ka kohë që të njëjtët kryesisht merren apo angazhohen për imponimin e vullnetit të pastër te tyre individual dhe grupor përmes pëdorimit të forcës. Kjo pra për ata që e dinë se cka është politika  nuk është politikë por zbatim i vërtetë dhune kur flas kështu unë i kamë parasyshë rrethanat bashkëkohore e të bërit të politikës. Nga kjo që u tha më lartë del se profesion primar i politikanëve është të bërit politikë e jo psh marrja me biznes apo edhe më keq tregimi i përrallave të kota e të parëndësishme. Politika eshte aktivitet jete apo ajo duhet të bëhet për ti rregulluar qështjet dhe rrethanat e rëndësishme dhe të domosdoshme shoqërore në jetën e përditshme të njerëzve. Kjo tregon edhe atë se në interes të kujt duhet të bejnë politikë politikanët, këta pra duhet të bëjnë politike jo në interes dhe në të mirën e tyre por në të mirën dhe në interes të qytetarëve. Pra këta këtë qështjen e dytë ata duhet ta bëjnë me të vërtetë, realisht me veprime akte e akcione konkrete e jo vetëmse verbalisht me fjalë të kota apo dhe me genjeshtra, edhe pse në këtë kohe shumica e politikanëve merren kryesisht me gënjeshtra. Sot pra në politikë është trend apo dhe modë që politikanët të gënjejnë dhe atë në mënyrë të vazhdueshme e jo ta thonë të vërtetën. Kjo situatë e pavolitshme e imponon nevojën që në politikë të dominoj altruizmi e jo egoizmi. Të bëshë politikë apo ta bëshë të politkës kjo jo vetem sot por gjithmonë ka qenë qështje për aktoret kryesore politik jo vetëm boteror por edhe për ata rajona, e kur flitet për politikanët vendor për ta nuk fola a e dini pse, sepse keta në politikë përher janë marrë merren dhe te njejtët do te merren përher me vetveten e jo me qytetarët kuptohet kjo do të ndodhë gjithmonë nëse nuk ndryshohet mentaliteti i tyre. Ndërsa njerëzve të rëndomtë u duhet bërja e politikës sepse pa të ata nuk mund të bëjnë apo të arrijnë asgjë në këto troje sepse këtu politikanët e kanë uzurpuar jo vetëmse ambientin politik por edhe ambientet e tjera shoqërore. Prandaj individëve të kyqur në politikë u duhet bërja e asaj cka imponon politika. Në demokraci duhet të dominon vullneti i shumicës së qytetarëve kështuqë në bazë të saj ata percaktojnë se si duhet te behët politika dhe ne interesin e kujt duhet te bëhet e njëjta dhe kujt duhet ti  shërbej bërja e saj. Ndërsa këtu te ne ka kohe që politikanët percaktojnë se si duhet te bëhet politika dhe kujt duhet ti sherbej ajo, pa i pyetur dhe pa i konsultuar fare qytetarët. Sigurisht se edhe ata dinë të thonë se si të bëhet politikë dhe se cfar duan të arrijnë ata me të. Politikanet duhet të  angazhohen në politikë për të punuar për arritjen e të mires se përgjithshme shoqërore kjo e bën politikën më të afërt edhe për qytetarët e jo vetëm për politikanët prandaj këta duhet ta kuptojnë se nuk janë pronarët e politikës dhe se nuk guxojnë të merren me realizimin e vetëmse të të mirës individuale dhe grupore të tyre. Politikanët për angazhimet e tyre në politikë marrin page dhe përfitime të tjera të majme materIale dhe jo materiale por këta vetes i kanë vënë objektiv që politikën ta bëjnë jo vetem vegel por edhe pronë të tyre personale. Politika eshte aktivitet njerezor dhe shoqeror qe e imponon zbatimin e rregullave të veprimit dhe sjelljes të cilat nuk guxojnë të përvetsohen nga askush sepse ato u perkasin te gjithe pjestarëve të shoqërise e jo vetëm një individi, nje grupacioni apo dhe grupacioneve te shumta shoqerore. Prandaj është mirë që gjithkush të merret realisht me profesionin që e ka sepse nëse ndodhë e kundërta nuk do të pësojnë dëm vetëm profesionet por edhe qytetarët. Prandaj në rajonin e Ballkanit perendimor kur flasim për mos bërjen  e politikës pasojat më të mëdha po i përjetojnë qytetarët.