Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka nisur qarkullimi i autobusëve pas alarmit të rrejshëm për mjet shpërthyes.


Policia në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë dhe tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se edhe ditë më parë ka ndodhur një rast i ngjashëm, ku një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se ka lënë një mjet shpërthyer në stacion.

Por njësoj si ky rast edhe ai pati rezultuar të jetë alarm i rrejshëm, pasi policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyer.