Për shkak të gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike, Republika e Bullgarisë ka ndryshuar regjimin për hyrje, përfshi këtu edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 19 janari. Kufizohet hyrja për të gjitha të ashtuquajturat udhëtime jothelbësore në vend (përjashtimet përfshijnë: personelin mjekësor, punonjësit humanitarë, studentët, personat me vendbanim të rregulluar, delegacionet etj.)


Nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Republikën e Bullgarisë dhe me kolegët nga MPJ-në bullgare me qëllim, siç thonë, ndryshimin e vendimit aktual që mund të shkaktoj pengesë serioze në komunikimin e intensifikuar të qytetarëve nga dy vendet.

“Deri në implementimin e ndalesës së plotë më 19 janar, presim përkushtimet të jenë të frytshme dhe vendimi aktual të ndryshohet me vendim të ri me të cilën shtetasit tonë do të mund të hyjnë në Republikën e Bullgarisë edhe për nevoja të ashtuquajtura jo-esenciale edhe atë me certifikatë për vaksinimin e kryer apo tejkalimin e sëmundjes dhe PCR test negativë, jo më të vjetër se 72 orë”, thekson MPJ-ja.

Në çdo rast, kanë ndryshuar edhe kushtet e hyrjes për të miturit nga 12 deri në 18 vjeç, të cilët do të duhet poashtu të bashkëngjisin dokumentet e lartpërmendura gjatë hyrjes. Për personat që nuk respektojnë rregullat e përshkruara, vijon karantinë 10-ditore.

“I paralajmërojmë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në Republikën e Bullgarisë që nga pasnesër, 19 janar e tutje, t’i ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim që të mos vijnë në situatë të kthehen nga autoritetet kufitare në Bullgari”, theksojnë nga MPJ.