Argumente: Ja pse Lulzim Basha dhe Kryesia e Partisë Demokratike bënë veprimin e duhur me perjashtimet

Nga Skënder Sadri KAPITI 


 

Përjashtimet dhe pezullimet që bëri Basha dhe Kryesia e Partisë Demokratike të organizatorëve të protestës së dhunshme të 8 Janarit 2022 është mëse e duhur dhe politikish, ligjërisht e moralisht e justifikueshme, për një parti politike si PD e drejtuar nga Basha e cila premton sundim të ligjit, luftë kundër krimit e korrupsionit,shtet ligjor dhe partneritet serioz e besnik ndaj SHBA-ve.

Kjo masë është në përputhje të plotë me dekriminalizimin dhe për Veting-un e politikës që ka në program Basha.

Nëse PD-ja nuk do e bente një veprim të tillë atëhere si do të dilej nesër në fushatë elektorale kundër Edi Ramës, a mund te dilet  me Sali Berishën dhe me këta që rrënuan Selinë e Partisë Demokratike?!

A mundet që një qytetar i paanshëm politikisht që ta votojë Sali Berishën, Flamur Nokën  me kompani,kur ata shiko se cfarë i bënë Partisë së vet , e jo me shtetit do thonë qytetarët sic kanë  thënë e po thonë sidomos tani.

Kam biseduar me socialistë të zhgënjyer nga qeveria e Ramës se po iku Sali Berisha do e votojmë Bashën, sepse për Sali Berishën kemi alergji , dhe sikur mrekulli të bëj ne nuk e besojmë dhe as nuk ia duam atij se dihet se kush është.

A mund të marrë PD vota nga punonjës të administratës të cilët edhe pse mund të jenë kundër Edi Ramës por kur mësuan nga Berisha një farë termi koministo-proletar të përmbaruesit  politik,kush prej tyre do ta votonte PD-në në rast se Berisha apo ndonje berishist nga këta të përjashtuarit do të ishte kryetar i PD-së, apo në ballë të fushatës sikur të ishte ajo që bëri referendumin p.sh. Vjollca Vokshi dhe Edi Paloka?!

Argementi tjeter : a mund të vijë në pushtet në Shqipëri ,në vëndin më proamerikan ne botë një individ i  shpallur non grata në SHBA për korrupson,për padrejtësi dhe pë bllokim të demokracisë?

Partia Demokratike po mirëfunksiononte parimisht,normalisht,strukturalisht ,konstitucinalisht dhe demokratikisht.

Tollovinë dhe rrëmujën e filloi Sali Berisha pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH, për arsye se kryetari i PD nuk doli kundër vendimit të SHBA-ve.

Berisha i përkrahur nga disa deputetë dhe nga disa funksionarë të pakët të PD-së  si dhe nga ata të cilëve iu kishin prekur interesat për të qenë gjithë jetën deputetë e përfitues politik e korruptiv, duke e shfrytëzuar për interesa personale Partinë Demokratike filluan një lëvizje e rezistencë kundër SHBA-ve, ku për këtë synonin që ta uzurponin drejtimin e PD-së me veprime jashtëinstitucionale e fallco, mashtruese dhe jashtëstatuore si me foltore, kuvend kombëtar dhe me një farë pseudoreferendumi të cilët bënë një puc që sipas tyre shkarkuan Bashën dhe Kryesinë legjitime të Partisë Demoratike si dhe shpallën një farë komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratie.

Në fakt ishte një grup i cili synonte që ta privatizonte e ta uzurponte Partinë Demokratike për ta përdorur atë si mburojë politike vetëm për përfitime politike e për privilegje personale.

Duke e ditur mirë se as gjyqësisht nuk mund të realizonin synimet e tyre, atëhere filluan kërcënimet , shantazhet dhe leshimin e ultimatumeve që Basha dhe kryesia të largohen dhe ta dorëzojnë PD-në dhe Selinë grupit pucisto-anarshit të Sali Berishës.

Ata gjëndjen e cuan deri atje sa me 8 Janar  2022 ata organizuan një mësymje barbare për pushtmin e Selisë së Partisë Demokratike, por që dështoi me turp falë rezistencës së deputetëve të PD-së që ishin mbledhur në Seli.

Kryesia e Partisë Demokratike në analzëne saj pas 2 ditë pas kësaj ngjarjeje mori vendimin për përjashtimin dhe për pezullimi e atyre të clët ishin organizatorët e këtj veprimi barbar.

Te ky grupi i rithemelimit që iu bashkangjitën Berishës kundër Bashës e SHBA-ve ka nga ata që edhe mund të shpallen non grata si Berisha, ka nga ata që me Veting-un politik do të përjashtoheshin nga politika.

Këtë përjashtim që bëri PD ndaj këtyre, unë ia pata sygjeruar  Bashës, nënkryetarëve të PD-dhe Sekretarit të përgjithshëm që në ditën kur mitingfoltorja berishiste e 11 Janarit, që atë ditë  grupi i ashtuquajtur për rithemelim të PD-së të përjashtoheshin jo vetëm nga funksionet por edhe nga PD-ja, pasi prej tyre do te vinin veprime te tjera edhe më të rënda kundër PD-së dhe kundër demokracisë sic edhe erdhën.

Por Basha me pjekuri dhe me maturi nuk u ngut dhe priti derisa të zbulohej e të vetedemaskoheshin publikisht dhe nderkombetarisht  vetë këta pucistë të cilët e treguan veten se kush ishin me 8 Janar 2022.

Këta tashmë të grupohen në një grup parlamentar dhe të themelojnë një parti anti-SHBA.

Do ishte mirë që deputetët e PD-së të merrnin nismën për miratim të një ligji që t’i përjashtonte dhe mos të lejonte që të kandidonin për deputetë individë që SHBA i  shpall ‘non grata”.