Shqipëria ky vend i vogël, është me ndikim të madh në tërë globin!

Sa më shumë që lidhet e forcohet aleanca e fuqishme e Amerikës me Shqiperinë dhe popullin e Kombin shqiptar, aq më shumë shtohen apetitet ruse për ripushtimin e ish- republikave sovjetike dhe në mënyrë të veçantë pushtimin e Ukrainës!

Rritja në përmasa përfundimtare e aleancës shqiptaro-amerikane, dhe humbja e ndikimit rus ne Ballkan, e dërgon eskortën e pararojës ushtarake të Putinit, pa kthim drejt ripushtimit, rimarrjes dhe rivendosjes së ekuilibrit të humbur të Federates ruse!

Vija e kuqe për Rusinë dhe bllokimi e ndalja e daljes së saj në Adriatik!

Hyrja e Malit te Zi në NATO, por edhe në mënyrë të veçantë hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, janë dy hallkat e mëdha që e dobësojnë në përmasa të mëdha ndikimin dhe e humbin fuqinë e Rusisë në Serbi!

Përfundimisht Rusia dhe Serbia goditet me efekte të debaklit të vërtetë ushtarak dhe diplomatik, pas fillimit të plotë të dislokimit të bazave ushtarake amerikane në Shqipëri, sepse Serbia e mashtruar nga Open Ballkani dhe Rusia duke shpresuar në rikthimin e prestigjit serb ne Ballkan, dalin të dyja të lagura nga kjo tabllo reale që shfaqet dhe Rusia nisë rrugën e aventurës së re e cila qon drejt Ukrainës, që nënkupton balancimin rus me Ukrainën brenda Feserates ruse!

Rritja dhe fuqizimi i ndikimit rus jo vetëm në ish-republikat sovjetike por edhe drejt pushtimit tē Ukrainës, është bërë domosdoshmëri e veprimit të radhës të Presidentit Putin, sepse në Ballkan me një Serbi me mentalitet të vjetër millosheviqian dhe të përkdhelur, e cila vendoset herë në krah të njërës e herë në krah të fuqisë tjetër, Rusia nuk ndjehet stabile!

Këtë stabilitet të hallakatur rus, përfundimisht e godet aleanca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë dhe vendosja e bazave ushtarake amerikane në tokën shqiptare!

Çlirimi i Kosovës nga Serbia pushtuese dhe largimi i Serbisë pushtuese nga Kosova dhe me vonë largimi edhe i kontigjentit të forcave ruse nga misioni i sajë në Kosovë në kuadër të KFOR, përbëjnë fitoren e parë të madhe të Kombit shqiptar!

Vendosja e Amerikës në Shqipëri me kapacitete të plota ushtarake, ashtu sikur është edhe në Kosovë, e bën ardhjen e aeroplanbartëses Herry S. Truman, sihariqin e parë të madh të goditjes së planeve të zeza ruse në Ballkan dhe nisjen e saj përfundimtare drejt pushtimit të Ukrainës, e cila me shpejtesi do të përfundojë në kthetrat ruse dhe do të qetësohet për një kohe gjithëçka!

Ismet Sylejmani,
Prushtinë, 23 Janar 2022!