Prokuroria do të kërkojë paraburgim prej 30 ditëve për shoferin 22 vjeçarë, i cili mbrëmë e shtypi për vdekje vajzën 24-vjeçare V.N, nga Radovishi, në afërsi të qendrës tregtare “City Mall” në Shkup.
Për momentin ai gjendet në stacion policorë, deri në vendimin zyrtarë të Prokurorisë.


Me urdhër të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar menjëherë pas aksidentit dhe është ndaluar në stacionin policor. Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit të të ndjerit, si dhe ka urdhëruar ekspertizën e mostrave të gjakut dhe urinës nga vozitësi i veturës për të vërtetuar nëse i njëjti ka qenë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera të paligjshme. Është lëshuar urdhri për sigurimin e pamjeve video të vëzhgimit të vendit të aksidentit-njoftuan nga Prokuroria.

Sipas informacioneve fillestare, nga Prokuroria Themelore Publike aksidenti ka ndodhur kur vetura e pasagjerëve “Citroen C4”, e drejtuar nga një 22-vjeçar ka përplasur dy këmbësorë, një vajzë dhe një djalë 24-vjeçar, të cilët po kalonin rrugën. Vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa djali që ishte me të ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.