Aksident mes një veture dhe automjetit të Ndihmës së Shpejtë në Shkup (VIDEO)

Në Shkup pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të Ndihmës së Shpejtë dhe një veture. Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin mes Bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rrugës “Dimitrie Qupinski”, gjegjësisht rrugës drejt Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Nga dëshmitarët e rastit raportohet se nuk ka persona rënd të lënduar.