Zjarrfikësi Berat Shala, ka thënë se ka përfunduar me sukses operacioni i ndalimit të zjarrit në Pallatin e Rinisë.


Ai, në një prononcim për Klan Kosovën, ka deklaruar se ata e kanë parandaluar një zjarrë më të madh.

“Informatën për zjarr e kemi marrë nga një punëtor i sigurimit që punon në Pallatin e Rinisë, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes”.

“Arritëm ta ndalim një zjarr i cili ka mundur të merrte përmasa më të mëdha dhe ka pasë mundësi që zjarri ta humbte kontrollin. Frika ime ka qenë se a do të kemi mundësi ta lokalizojmë këtë zjarr, po unë bashkë me këta heronj arritëm ta lokalizojmë këtë rast”.

“I falënderoj edhe rojet e Pallatit të Rinisë që na kanë ndihmuar”, ka thënë Shala.