Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar dje rreth në ora 17:00 një fëmijë tre vjeç është lënduar nga tymi e flaka, në Ferizaj.


Rasti ka ndodhur pasi zjarri ka kapluar një shtëpi, ku brenda në një dhomë ishte fëmija.

Policia ka njoftuar se fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.