Xhaferi: Nesër pritet që presidenti t’ia dorëzojë mandatin mandatarit të ri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se pret që presidenti shtetit, Stevo Pendarovski të dorëzojë në Kuvend njoftimin për dorëzimin e mandatit ndaj mandatarit të ri, përcjell TV21. Xhaferi tha se sipas informacioneve që ka, presidenti i vendit pritet që gjatë ditës së nesërme të dorëzojë mandatin deri tek mandatari i ri, pas çka do të njoftohet edhe Kuvendi.


“Afatet janë rrjedhëse, dmth rrjedhin afatet 10 ditore të kryetarit të shtetit për dhënien e mandatit për mandatarin e ri. Subjekti me më shumë mandate në Parlament dhe shumica që përbën Parlamentin ka nominuar kushdo që të jetë mandatari i ri. Në bazë të informatave që kam unë, dita e nesërme duhet të jetë dita D, e ndarjes së mandatit për mandatarin e ri, dhe nga ai moment, kryetari duhet të informojë me shkresë Parlamentin, gjegjësisht kryetarin e Parlamentin se ka ndarë mandatin dhe nga ajo shkresë që e marr nga kryetari i shtetit, fillojnë afatet 20 ditore të mandatarit për përbërjen qeveritare të re, dhe përpilim të programit të qeverisë së ardhshme”, tha mes tjerash Xhaferi.