Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka njoftuar qeverinë në Beograd se institucionet e Kosovës nuk janë duke lejuar mbajtjen e referendumit në territorin e vet.


Për këtë ai ka thënë se do të diskutojnë në bisedimet në Bruksel, që sipas tij nuk janë as në horizont, raporton Kossev.

“Do të përpiqemi që të flasim në Bruksel, me secilin, për t’i bindur ata, që secilën herë që ne kemi zgjedhje në territorin e shtetit tonë, serbëve u pamundësohet votimi”, është shprehur Vuçiq.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se Prishtina është duke refuzuar pjesëmarrjen.

“Bisedimet nuk janë as në horizont”, ka vazhduar ai ndër të tjera.