Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të prostitucionit. Viktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin seksualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare.


Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga e të tjerë të shpallur në kërkim.

Në kategorinë e trafiqeve të jashtëligjshme, përveç shfrytëzimit të prostitucionit bën pjesë edhe trafikimi i të miturve, ku në 10 muaj janë zbuluar dhe parandaluar 12 raste. Për trafikimin e armëve dhe municioneve janë zbuluar 17 raste gjatë këtij viti, ndërsa për trafikimin e mjeteve motorike, që mban edhe numrin më të lartë të veprave penale, janë evidentuar të total 162 raste.

VEPRAT PENALE TË KRYERA NË 10 MUAJ
Shfrytëzim prostitucioni 32 raste
Trafikimi i mjeteve motorike 162 raste
Trafikimi i armëve dhe municioneve 17 raste
Trafikimi i të miturve 12 raste

RASTET E TRAFIQEVE TË PALIGJSHME
Janar 74
Shkurt 63
Mars 88
Prill 79
Maj 91
Qershor 95
Korrik 116
Gusht 98
Shtator 150
Tetor 113