Një dekorim i çuditshëm ne Ulqin u bë lajm, ku në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, ata shkruan në vitin 2202.


Por ky sherr sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiut, ka ardhur nga fëmijët e qytetit.

Sipas tij disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por që tash gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.

“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu.