“Për dy ose tri ditë ai vjen në shtëpi për t’i shijuar Krishtlindjet. Kjo nuk ishte një surprizë”. Vajzat e Peles donin t’i qetësonin fansat përmes rrjeteve sociale për kushtet shëndetësore të kampionit brazilian, i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.


“Shtrimi në spital tashmë ishte planifikuar dhe është pjesë e trajtimit”, ka shkruar Kely Nascimento në “Instagram”, duke postuar një foto në të cilën motra e saj, Flavia Kurtz, përqafon babanë e saj të buzëqeshur në një shtrat spitalor. Duke publikuar të njëjtin imazh, Flavia Kurtz i ftoi të gjithë të jenë “të qetë”, duke shpjeguar se “kjo është vizita e fundit e vitit në spital” për ta vazhduar “trajtimin, me teste kontrolli dhe kimioterapi, babai im është fantastik!”.

Pele, 81- vjeçar, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh, pasi ishte operuar në të njëjtin spital për kancerin e zorrës së trashë, ta zbuluar shtatorin e kaluar, sipas një shënimi nga spitali “Albert Ajnshtajn”: “Pacienti është në gjendje stabile dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali”.