13 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Polici, për shkak se dyshohet se kanë djegur flamujt e shtetit serb. Mësohet se në komisariatin numër 1 janë shoqëruar rreth 5 persona, ndërsa në komisariatin numër 2 janë shoqëruar fillimisht 4 persona mes tyre dhe një minoren. Ndërsa për të tjerët nuk dihen detaje në lidhje me shoqërimin në komisariat.


Pas procedurave, minoreni është lënë i lirë, ndërkohë që të tjerët janë ende në ambientet e policisë. Nga policia ende nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këto shoqërime, ndërkohë që nuk dihet nëse për personat e shoqëruar është prerë fletë-arresti.