Tre të arrestuar për therjen e të riut që vdiq mbrëmë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të riut që vdiq pas u ther me thikë.


Viktima u sulmua me thikë pas një incidenti të ndodhur mes tij dhe tre personave dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.