Tërhiqet nga sporti Majlinda Kelmendi, ja vlerësimi që mori

Majlinda Kelmendi, është tërhequr nga sporti aktiv, duke vijuar punën me trajnerin e saj Driton Kuka për të zhvilluar edhe më tej sportin e xhudos në vend.


Fituesja e medaljes së artë të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike u shpreh se për gjithë suksesin e saj, falënderimi më i madh i takon Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e vlerësoi me urdhrin “Shote Galica”, që u jepet personave, që kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore. Trajner Driton Kuka e përshkroi sportisten si simbol të lirisë së fituar me shumë sakrifica.

Përveç medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Kelmendi u shpall dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione e Europës. Përgjatë karrierës, Kelmendi po ashtu fitoi katër herë titullin më garën e famshme të Grand Slamit të Parisit. U shpall xhudistja më e mirë në botë në vitin 2017.