Shkencëtarët japonezë kanë testuar me sukses vaksinën kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes. Ata mendojnë se mund të kenë përparuar vërtetë drejt qëllimit të tyre për të rritur jetëgjatësinë tek njerëzit.Studiuesit e Universitetit të Tokios thanë se vaksina synon të rigjenerojë qelizat e vjetra, duke i detyruar ato të shumohen. Sipas tyre, kjo vaksinë funksionon shumë mirë tek qelizat e vjetra në indin dhjamor dhe në enët e gjakut.


Një nga studiuesit, profesor Toru Minamino theksoi se kjo vaksinë sipas gjasave mund të përdoret për trajtimin e sklerozës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me moshën.Qelizat plaken kur ndalojnë së shumuari, pasi mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe sëmundjet e lidhura me moshën si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.“Qelizat e vjetra sekretojnë një sërë patogjenësh që prishin funksionin e indeve”, tha Dr. Salvador Masip, drejtor i Laboratorit për Kancerin dhe Mekanizmat e Plakjes.

Masip shpjegoi se procesi biologjik i plakjes është shumë kompleks dhe se për këtë arsye nuk ka gjasa që një strategji e vetme ta ndalojë ose ta ndryshojë plotësisht procesin e plakjes.Ai tha se nisur nga testet laboratorike, parandalimi i qelizave të plakjes ka zgjatur jetën e minjve me 15 për qind dhe eksperimente të tjera të ngjashme e kanë rritur jetëgjatësinë e tyre në 35%.Studiuesit nuk e dinë ende se sa mund të zgjatet jetëgjatësia.“Kjo është një çështje shumë interesante për të cilën ende nuk kemi rënë dakord. Disa mendojnë se ekziston një kufi për jetëgjatësinë e njeriut (aktualisht vlerësohet në 130 vjet), ndërsa të tjerët mendojnë se në teori pavdekësia është e mundur”, tha Masip.

Ai theksoi se është ende herët për të mësuar se sa mund të zgjatet jeta e njeriut dhe nëse ekziston një kufi apo jo.“Kërkimet për “ripërtëritjen” kanë avancuar shumë shpejt dhe shumë studime janë realizuar kohët e fundit. Personi që do të marrë pilulën e parë kundër plakjes ndoshta mund të ketë lindur”, tha ai.

Free Download WordPress ThemesFree Download WordPress ThemesDownload WordPress Themes FreeFree Download WordPress Themesonline free coursedownload redmi firmwareFree Download WordPress Themesudemy course download free