Një 26 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në pranga edhe një 70 vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar pro*stitucionin 27 vjeçarja.


Sipas Policisë, bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “Exploitation” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i pr*ostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26-vjeç, banues në Tiranë.

“Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70-vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27 vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. Gj., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët”, thuhet në njoftim.