SFERA PUBLIKE DHE MESHIRA FEDERALE

Taxhudin Hamidi -Tetove


Ne Kaptinen e pare te Kuranit besimi dhe akaidi islam fillon me falenderim ndaj Zotit te boteve dhe vazhdon me bamiresi te pergjithshem
Meshirberisit!
Pjesa e dyte e Fatihes fillon me Adhurimin ku thuhet vetem Ty te adhrojme dhe vetem te Ti kerkojme ndihme. Haptas qe ne Suren e pare te Kuranit verehet angazhimi dhe lufta konflikteve klasore.
Zoti kerkon qe te i lutemi si nje teresi dhe jo me provinca dhe aventura imperialiste.

Si dhe pjesa e trete dhe e katert si sistemi shoqerore dhe dallimi kerkohet nga rruga e atyre qe kane terhequr hidherimin (magddubi) dhe te atyre qe humben gjithçka(ddaline).
Orientalisti Spanjoll Xhan Lok thote: Nuk ka mundesi qe te pershkruhet jeta e Muhamedit Alejhiselam, me perfekt dhe ne forme te plote porpos se ne ajetin 107 te Sures Enbija ku thote Kurani:”Muhamedi eshte derguar meshire per gjithe njerzimin”.
Muhamedi ishte meshira e vertete.
Ai ishte perplote i mbushur me meshire ne zemer, ne shpirte, ne gjuhe, ne mendime dhe manifestohej meshira e tij ne veprime.
Muhamedi nuk pelqente meshiren vetem ne nje segment te jetes.
Shfaqja e meshires se tij nuk ishte konjukturale dhe rituale apo me nijansa te kamuflimeve demagogjike.
Meshira dhe shfaqja e tij si meshirues ishte e pergjithshme dhe publike ne te gjitha dimenzionet politike te veprimit.
Njerezit e rendomte jane te meshirshem por ne segmente te caktuara.
Nuk jane te meshirshem jashta intereseve te tyre.
Muhamedi Alejhiselam me meshiren e tij te vertete dhe publike tejkalonte barierat e xhelozise dhe urrejtjes dhe çdohere ai manifestonte elementin e meshires si nje parim te kerkuar ne besimin islam nga Surja- Kaptina El Fatiha dhe ne tere Kuranin Fisnik.
Meshira e Muhamedit perfshinte te gjithe njerezit kjo u pa dhe u vertetua ne Taif dhe ne shume luftra ku ai edhe merrte pjese, ishte i meshirshem me kundershtaret e luftes.
Ai ne luften e Uhudit ne fshatin Xhurane i njohur si pusi Xhurane priti 13 dite qe te vijne kundershtaret e tij te i marin te afermit e tyre.

Kete e beri vetem nga meshira qe kishte edhe ndaj mushrikeve-pabesimatreve.
Ne kete gjendje te jashtezakonshme te Covid19 mund te kuptojme fjalet e tije si nje dekret nderkombetare qe duhet te dekretoje cdo shtet per te dale nga kjo krize botrore, ku motoja e OBSH te menaxhoje boten me kete dekret nga kodi i ortoprakses se Muhamedit dhe meshires se tij.
Muhamedi thote:”Kush meshiron mbi siperfaqen e tokes, do te meshirohet nga qielli”.
Ketu shihet se ai meshiren nuk e segmentonte dhe fragmentalizon
dhe me pak e nacionalizon vetem per nje popull apo kontinent.
Muhamedi ketu nuk vecon boten muslimane, por ai del jashta korpusit islam!
Nga historia islame kemi nje sere rastesh qe deshmojne per sistemin e ndertuar mbi vlerat e kapacitetit te akribijse se meshires ne cdo prizme te jetes private dhe publike.
Ne nje dokument permendet se si Muhamedi viziton te semurin çifut.
Gjate nje funerali te petcjelljes se nje çifuti, Muhamedi çohet ne kembe ne shenje respekti ndaj te vdekurit .
Te pranishmit e informuan se ai ishte nje çifut.
Pejgamberi me dimenzione te larta meshire pergjigjet: “A nuk eshte ai njeri”!
Ndersa ne fillim te shpalljes deshmohet se si Muhamedi ndaj delegacioneve qe vinin te njohtohen me shpallje e re, ai aspak nuk mundohej t’i shantazhonte dhe te i bej per vete, por, vazhdimisht tregonte ne maksimum meshiren e tij te ralle dhe jo te njohur deri atehere ne Gadishullin Arabik.
Psh: ndaj nje delegacioni dhe perfaqesuesi nga Jemeni i cili vjene tek Muhamedi Alejhiselam, ai se pari e gostiti me qumshte dhe ushqim.
Muhamedi nuk insistonte qe menjehere te i bej per vete, ndersa ashabet nuk duronin ne kete metodologji te tij ata prisnin qe me cdo kusht te ritnin numrin e muslimaneve dhe te forcohen si trup shoqeroro politik.
Ky delegacion shprehu gadishmeri te pranoje islamin.
Muhamedi nuk u pajtua por u rekomandoi qe te kthehen ne Jemen pa pranimin e islamit.
Te informojne, tregojne popullit te tyre per pikepamjet e
fese islame e me pastaj te vijne dhe te pranojne fene islame.
Muhamedi mbante llogari dhe droje te theksuar ne drejtim te eliminimt se keqkuptimit se gjoja Muhamedi
njerezit i ben per vete.
Por ai deshironte ata me bindjen e tyre te thelle te percaktohen me vete deshire dhe me mendje te shendoshe.
Gjithashtu, kujtojme bojkotin e Muhamedit Alejhiselam ne Meke.
Ky bojkot ishte nje shtrengate jonjerzore qe treguan mushriket Mekas ndaj Muhamedit dhe ithtareve te tij.

Bojkoti i mushrikeve ndaj Muhamedit, edhe ne si shqiptare qe na eshte percjellur permes historise nuk e kemi haruar dot, ndersa Muhamedi e haroi perderisa ishte ne pranine e organizatoreve te bojkotit.
Pas çlirimit te Mekes Muhamedi tregoi manifestimin me shembullore ne historine e njerezimit sensin e meshires ndaj kundershtareve te tij.
Djali i Ebu Xhelit apo me emrin Ikrime kur ndegjoi per ardhjen e Muhamedit ne Meke si clirimtare, ai aratisi Meken me vrap drejt bregdetit per ne Jemen.
Posa ndegjoi Muhamedi pergaditi dhe urdheroi nje grup qe te kthejne Ikrimen ne Meke, duke e lajmeruar se pari se Muhamedi Alejhiselam nuk hakmeret ndaj atyre qe kane vepruar keq ndaj tij dhe ithtareve te tij por, do t’i meshiroje qe te gjithe.
Ne fund te potencojme se meshira e tij ishte nje mekanizem fundamental i fese e cila perfshihej ne te gjitha sferat e jetes (politike, ekonomike, tregtare, ushtarake etj).
Mirepo, meshira e tij nuk mungoi aspak edhe mbrenda familjes se tij.
Ai ne nje rast u drejtohet shokeve te tij duke u thene: “Me i miri prej jush eshte ai i cili sillet mire me familjen e tij.
Ndersa, une jam me i miri prej jush, sa i perket miresjelljes me familjen time”.
Poetet Islam kane thene: “Sikur meshira dhe sjellja e Muhamedit te praktikohen dhe instalohet mbi siperfaqen e tokes, bota nuk do te perjetonte dhimbjen, lotin, vrasjen dhe semundjen”.
Nje intelektual nga Egjipti me preardhje nga kolonite shqiptare ne tokat arabe ka thene: “Sikur ne muslimanet te rrjepim lekurat e trupit tone, dhe t’i shtrojme ne toke dhe mbi te te ece me kembe Muhamedi Alejhiselam edhe ne kete menyre ne nuk mundemi t’i shpaguajme borxhin ketij njeriu te madh.