Ronela Hajati fiton Festivalin e Këngës në RTSH, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, është shpallur fituese e edicionit të 60-të në Festivalin e Këngës në RTSH.

Kënga e saj u shpall fituese nga juria pas tri netëve të festivalit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke i dhën biletën edhe për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision Song Contest”, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Torino të Italisë.

Vendi i dytë i takojë Alban Ramosajt ndërsa i treti ju takoj këngëtares Rrezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.