Java e ardhshme do të jetë dinamike, me reshje shiu e bore.

Sipas njoftimit të Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës të hënën pritet të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë, derisa e marta do të jetë vetëm me borë.

“Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet -5 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 2-8 gradë.

“Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik”, thuhet në njoftim.