Ejup Berisha


Kriter shumë i rëndësishëm dhe kulmor i BE-së për antarsimin e shteteteve reja më konkretisht të këtyre të Ballkanit Perendimor në kuadër të Bashkimit Europjan le të jetë zbatimi i drejtësisë apo të asaj që në gjuhën angleze njihet si Justice. Kjo drejtèsi duhet gjetur zbatim efektiv patjetër në katër segmentet kyqe shoqërore dhe ate në: 1. Politikë, 2.Drejtësi, 3. Ekonomi dhe 4.Shoqëri. Më tej kur flasim per drejtësi atë duhet ta gjejmë edhe në sigurimin dhe dhënien e mundësive të njëjta për punësim dhe përparim në profesion e karrierë. Me këtë rast duhet eliminuar konkurencën jo lojale në punë dhe në avancimin e njerëzve në procesin e punës. Një sistem jo i drejtë avancimin dhe shpërblimin e punëtorëve në procesin e punës e bën në bazë të afërsisë të të punësuarve me subjekte politike qeveritare dhe subjekte të tjera që u takojnë qendrave të caktuara te forcës e ndikimit e jo ashtu sic e kërkon drejtësia e realtë dhe e vertete në bazë të sistemit te meritave dhe dëshmimit tè tyre në vendin e punës. Gjithashtu autoritetet e BE-së duhet theksuar qartë se duhet pèrmirsuar gjendjet e pavolitshme në gjyqsor. Ne si shtet kandidat për antarsim në BE në vend që të bëjmë perparim ne aspektin e permirsimit të punës së gjykatësve dhe prokurorëve përmes zbatimit të vetingut të premtuar nga ana e autoriteteve kompetente shteterore qysh në vitin 2017, ne si duket sërish kemi dështuar në zbatimin e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm i cili do të duhej të kishte ndikim pozitiv mbi përmirsimin e punës së Gjykatave.Parashtrohet pyetja logjike se si do të futet RMV në BE me gjithë këto aspekte negative që u përmendën më lartë. Athua vallë anëtarsimi do të mund të sigurohet me njerëz të shkolluar të cilët bredhin rrugëve pa punë, pa perspektive dhe pa mundesi qe ta sigurojne egzistencën e tyre dhe te familjeve tyre.Pra me diskriminim të skajshëm të njerëzve nuk duhet të ketë antarsim të shteteve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europjan. Autoritetet e BE-së duhet të insistojnë në zbatimin e vërtetë dhe praktik të drejtësisë jo vetëm ne katër sferat që u përmendën më lartë por gjithashtu edhe të vetingut në gjyqesi bile edhe të insistoj që njerëzve tu sigurohet trajtim më i drejtë e më human dhe atë jo vetëm në aspektin formal por më tepër në atë faktik. Por autoritetet tona kompetente vendore insistojnë vetëmse në zbatimin formal, këtyre kur tu thuhet se drejtësia duhet patjeter te zbatohet keta njezeri thone poooo pra nuk thonë asnjëher jooooo edhe pse në fund gjithcka mbetet jooooo. Pra autoritetet e shteteve të Ballkanit Perendimor duan të krijojne bindje dhe përshtypje se moszbatimi i drejtësisë dhe gjërave të tjera eshte një leshim i paqëllimshëm nga ana e tyre e jo punë që janë lënë pa zbatuar qëllimisht prej tyre. Prandaj duhet insistuar dhe kërkuar me vendosmëri zbatimin e drejtësisë si kriter bazë nga shtetet e reja kandidate për antarsim në BE sepse kjo e siguron edhe zbatimin e kritereve të tjera kryesore dhe të atyre shtesë për anëtarsim pastaj të njëjtave tu mundësohet anëtarsimi i realte e I plote në kuadër të BE-së.