Reagon Lewandowski: “Fjalët e mia për Messin janë keqinterpretuar”

Robert Lewandowski ka reaguar menjëherë pas atyre deklaratave për Linel Messin që morën vëmendjen e të gjithëve.


Duke treguar se për të Topi i Artë i vitit 2020 është pothuajse asgjë, sepse e dëshironte këtë edicion, Leëa raportohet se tha për televizionin e Polonisë: “Nuk jam entuziast për të marrë çmimin për vitin 2020. Dua që ajo (deklarata e Messit për Topin e Artë 2020) të ishte e sinqertë nga një lojtar i madh dhe jo vetëm fjalë boshe”.

Këtë e ka mohuar menjëherë sulmuesi i Bayern Munich.

Ai pretendon se deklarata e tij është keqinterpretuar.

“Deklarata ime për televizionin e Polonisë, është keqinterpretuar krejtësisht. Kurrë s’kam dashur të them se fjalët e Messit nuk ishin serioze ose se nuk ishte i sinqertë”, u shpreh Lewa për Kicker.

“Fjalimi i Messit ku theksonte se unë e meritoja Topin e Artë në vitin 2020 më preku shumë dhe më lumturoi. Unë thjesht kam thënë se do të doja që zëri i Messit të dëgjohej më shumë, ndërsa e vlerësoj dhe e respektoj shumë atë. Edhe njëherë dua ta uroj për trofeun e Topit të Artë”.

Lewa ishte në garë për Topin e Artë për vitin 2021, por loja e France Footbal ishte mbresëlënëse për t’i shuar polemikat, duke ia dhënë Lewas Topin e Artë për vitin 2020, derisa Messi e fitoi për vitin 2021.