Radhë të gjata ë pikën kufitare Tabanoc. Autobusët me mërgimtarë presin nga 3 deri në 5 orë. Radhë të gjata deri në 2 kilometra dhe pritje deri në 5 orë për momentin po durojnë udhëtarë nga shtete të ndryshme të evropës që kthehen në vendlindje. Pritjet e gjata, siç thonë udhëtarët që ndodhen në zonën kufitare kanë filluar që në orët e drekës.