Agron Manaj, elektricisti 54-vjeçar që ra në kontakt me rrymën elektrike paraditen e sotme në Memaliaj ka ndërruar jetë gjatë orëve të mbrëmjes.


Manaj bashkë me kolegun e tij po punonin në një shtyllë tensioni në fshatin Çërrilë, Memaliaj kur ranë në kontakt me rrymën elektrike.

48-vjeçari mori dëmtime të lehta ndërkohë që Manaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku dhe ndërroi jetë gjatë mbrëmjes.