Ejup Berisha


A po rikthehemi në gjendjen natyrore të kohës së Xhon Lokut dhe të Tomas Hobsit në shoqërinë dhe në shtetin tonë.Pse po izolohen njerëzit mes vete ndërsa po thuhet se jetojmë në periudhë të komunikimeve masovike.Nëse sot janë hapur mundësitë e komunikimit mes një australiani dhe një shqiptari në këto troje që janë larg mes vete me disa mija kilometra atëher pse dy shqiptar që jetojnë në një largsi simbolike prej dhjetra kilometrash nuk komunikojnë më mes vete.Komunikimi me një australian ndoshta e dëshmon aftësinë e njeriut për komunikim jashta teritorit kombëtar në distancë dhe në gjuhë të huaj, por komuikimi mes shqiptarëve në një distancë simbolike është obligim njerëzorë dhe kombëtar. Në fund të fundit komunikimi me një njeri të përkatësisë kombëtare ndërkombëtare ndoshta bëhet për lavd se ja ne kemi aftësi që të komunikojmë edhe jashta kufijve kombëtar por komunikimi mes shqiptarëve sic thashë është obligim kombëtar që duhet të zhvillohet detyrimishtë. Në fund të fundit shqiptarët kanë realitete sfida dhe vështërsi të ngjashme sepese jetojnë në të njëjtin nënqiell gjë që nuk është njëjtë me realitetin që e ka një australian në raport me një shqiptar. Atëher pse hapja me kombet e tjera dhe gjithë kjo mbyllje mes vete të shqiptarëve si komb. Në fund të fundit problemet dhe vështërsitë reale që njerëzit i kenë mund ti zgjidhin bashkë vetēm ata të cilët jetojnë afër njëjri tjetrit e jo ata që jetojnë në distanca të largëta.Shqiptarët pra mund të kuptohen më lehtë dhe më mirë mes vete sesa që mund të kuptohen me pjestarë të kombeve të huaja. Ajo që më shtyu ta shkruaj këtë shkrim është një ngjarje e pazakontë që më ka ndodhur para disa ditësh. Unë një ditë isha pēr tu shëtitur në njërën prej qendrave të njohura tregëtare të kryeqytetit dhe rastësishtë na u përputhën drejtimet e lëvizjes me një antarë të lartë të Qeverisë së RMV-së në dorëheqje.Më konkretishtë bëhet fjalë për njërin prej Z.v Kryeministrave të Qeverisë e cila si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Z.Z edhe ky funkcionarë është në dorëheqje. Ajo që më befasoi më së shumti ishte shmangija e drejtimit të lëvizjes nga ana e functionarit të lartë qeveritarë në drejtim të kundërt nga drejtimi ku lëvizja unë. Pas kësaj sjelljeje të tij të pakuptimtë menjëher bëra një analizë se pse ndodhi ai devijim i drejtimit tē lëvizjes së funkcionarit të lartë qeveritar nga drejtimi në të cilin lëvizja edhe unë. Gjëja e parë që u sigurova ishin faktet se e kuptova se të njëjtit person si kamë bërë asnjë të keqe dhe se nuk i kamë kurrfar borxhi.Atëher më ngeli kohë që të mendoj se cfar e shtyu funkcionarin që ta shmang takimin direkt me mua. Më në fund meqë nuk arrita të gjej ndonjë justifikim apo arsye për sjelljen e tij të pa-arsyeshme pra më në fund e kuptova se është përiudhë fundviti dhe kjo është përiudhë e dhënies së llogarive për punët e bëra dhe të pabëra nga ana e funkcionarëve të zgjidhur shtetëror dhe publik. Por pse duhet ti shmanget kontaktit Z.v Kryeministri në fjalë me mua kur unë nuk jamë faktorë që mund ta kontrolloj punën dhe sjelljet e tij.Unë vërtetë jamë politolog dhe gazetarë por Z.v Kryeministrin që e takova në qendrën tregtare nuk e kisha ndërmend ta marrë në pyetje e ta hetoj se cfar ka realizuar dhe cfar nuk ka realizuar gjat vitit të cilin po e lëmë pas pra si pasojë e kryerjes së detyrimeve të tija kushtetuese dhe ligjore. Por të njëjtin e porosis që të lexon rreth veprimeve dhe sjelljeve të politikanëve nëpër shtetet e zhvilluara demokratike si SHBA-të,Zvicrra dhe shtetet e Skandinavisë.Atje të paktën ka komunikim inteziv dhe të përhershëm mes zgjedhësve dhe përfaqsuesve të zgjedhur politik, fakt të cilin nuk e kemi ne këtu te ne në shtetin tonë por që do të ishte mirë që ta kemi.Pra komunikimi mes njerëzve është gjest i mirë dhe i dobishëm por komunikimi i politikanëve me qytetarët është obligim kushtetues dhe juridik i tyre që asesi nuk duhet të shmanget. Dhe ajo që duhet të bëjnë politikanët në raport me qytetarët zgjedhësit e tyre është të komunikojnë apo të japin llogari në opinion. Prandaj nuk ka nevojë për shmangje mbyllje dhe izolim por për hapje dhe komunikim. Nuk është mirë të kthehemi dhe ta instalojmë gjendjen natyrore kur jetojmë në kohë hapjesh dhe komunikimesh intenzive mes njerëzve.