Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Bechettin. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Mbi të rëndojnë edhe akuzat si “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Për pastrim parash akuzohet edhe ortaku i Bechettit, Mauro De Renzis, për të cilin prokuroria ka kërkuar gjithashtu 20 vjet burgim.

Sipas dosjes, të pandehur janë edhe persona të tjerë. Bëhet fjalë për: Liliana Condomitti, e cila akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Për të organi i akuzës kërkon tetë vite burg.