Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë shkaku i sigurisë ka njoftuar zyra e tij.


Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”.

Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.